Konkursi i Artit Pamor për klasat e katërta, të pesta e të gjashta u zhvillua në datat 23, 24 dhe 26 tetor. Nxënësit që morën pjesë në këtë fazë, patën mundësinë për të shprehur ndjenjat e talentet e tyre nëpërmjet një gjuhe kaq të bukur siç është arti i ngjyrave. Temat e përzgjedhura ishin mjaft të njohura dhe të realizueshme nga ana e fëmijëve, duke përfshirë këtu “Natyra e Qetë”, “Mbrojtja e Mjedisit”, “Përmes ëndrrës” etj., të cilat krijojnë hapësirën e duhur që nxënësi të shprehë imagjinatën, duke ndërthurur e përcjellë elementë edukativë në formën e vijave, ngjyrave dhe figurave. Kjo atmosferë e bukur përveçse ka ndihmuar në formimin e ndjenjës së shëndetshme të garës që i ka kapluar nxënësit, ka ndikuar gjithashtu  në angazhimin e tyre në aktivitete argëtuese jashtëshkollore.

U urojmë suksese të mëtejshme të gjithë nxënësve pjesëmarrës në konkurset e sivjetshme të Muajit të Artit dhe Letërsisë!

Përgatiti: Vivien Shkodra

Drejtoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *