Muaji i Artit dhe i Letërsisë po vijon me veprimtaritë e tij përgjatë muajit tetor. Mësuesit dhe nxënësit bashkarisht janë kujdesur që klasave dhe korridoreve të shkollës të mos u mungojnë projektet me informacione dhe fotografi të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë të periudhave të ndryshme letrare, po ashtu dhe vargje nga poezitë më të arrira të letërsisë shqipe. Gjatë orëve të gjuhës shqipe theksi u është vënë pikërisht zgjerimit të dijeve rreth Artit të Fjalës. Po ashtu këtë javë u zhvillua dhe faza gjysmëfinale e Konkursit të Interpretimit për klasat e 4-ta, të 5-ta e të 6-ta. Nxënësit u prezantuan para jurisë me tekste të poezive më të spikatura të letërsisë sonë. Përmes interpretimeve plot ndjenjë, artistët e vegjël treguan dashurinë për poezinë dhe na mrekulluan duke na dhuruar emocione pafund! U urojmë shumë suksese në fazën finale!

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *