Në bashkëpunim me Intellectuals Challenge, shkolla “Turgut Ozal” organizon në ambientet e saj, në datat  9-10 mars, konkursin “Owlympia”. Pas pjesëmarrjes së suksesshme të nxënësve në Owlympia Online, ka ardhur radha e Owlimpia Local, sfidës së re për intelektualët e vegjël. Kjo olimpiadë, e cila është zhvilluar në mënyrë të suksesshme në mbarë botën, ka ardhur në fazën e saj të dytë në Shqipëri.

Konkursi i këtij viti ka temë qendrore “Kreativitetin përtej kufijve”. Tema kryesore do të shtjellohet në disa fusha. Kategoritë janë:

  1.   Art dhe dizajn
  2.   Shkencë dhe ekonomi
  3.   Letërsi dhe kulturë
  4.   Shkencë dhe teknologji
  5.   Shkenca sociale

Secili nxënës mund të marrë pjesë në grup prej 3 vetësh, ose individualisht. Për më shumë informacion vizitoni faqen online: https://www.owlypia.org/

U urojmë të gjithë nxënësve pjesëmarrës suksese në konkurs!

Punoi: Rei Korkuti

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *