Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për kabinetin më të ri qeveritar, atë të klasës së IV-B të kolegjit “Turgut Özal”. Nxënësit e kësaj klase u pritën nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe punonjës të këtij institucioni. Nxënësit, të entuziazmuar, hynë në Parlament dhe zunë vendet e ministrave të kabinetit qeveritar. Ata i drejtuan pyetje z. Ilir Meta për detyrën e tij si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. “Parlamenti i fëmijëve” solli një tjetër këndvështrim në zgjidhjen e problemeve dhe situatave të vendit tonë. Secili prej nxënësve, në rolin e ministrit përkatës, shfaqi një ide, një moto të re për zhvillim, duke qëndruar brenda botës së tyre fëminore. Në fund, ata votuan njëzëri për përparim, drejtësi dhe një të ardhme europiane të Shqipërisë.

 

[mls_gallery id=”2124″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *