Të lexuarit është kulturë dhe vlerë. Për këtë arsye në shkollën tonë çdo ditë, në secilën klasë, zhvillohet një orë e veçantë leximi. Mirëpo këtë muaj, nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga mësuesja kujdestare e klasës, kanë shfrytëzuar ambientet e bibliotekës së shkollës si vendin e tyre të preferuar për të lexuar. Duke zgjatur dorën drejt rafteve, ata morën librin që u pëlqen dhe gjetën kthinën apo qoshen më tërheqëse, në të cilën u ulën dhe lexuan në heshtje. Ndonjë nga nxënësit zgjodhi për të lexuar te një vend pranë dritares, një tjetër një vend të rehatshëm te këndet, dikush u ul pranë tavolinave dhe ndonjë tjetër qëndroi pranë rafteve plot me libra. Është e rëndësishme që të gjithë nxënësit lexuan duke respektuar qetësinë në një ambient siç është biblioteka.

 

[mls_gallery id=”3649″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *