Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Marrim njohuri të shëndetshme

Date: February 22, 2017 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Klasa e 7C mori një ftesë nga z.Niko Nela, pronar i një rrjeti dyqanesh pastiçeri-furrë buke, në Tiranë, për të vizituar ambientet në të cilat ai zhvillon biznesin e tij.

Si fillim, nxënësit bashkë me profesorin kujdestar shkuan në fabrikën e miellit në Mëzez, ku u pritën nga z.Nela, i cili u shpjegoi fëmijëve se si funksionon mulliri me gur dhe cilat janë dobitë e tij, si bluhet gruri, thekra, misri etj. Përveç kësaj, nxënësit u pajisën të gjithë me kapelet e bardha dhe u futën në repartin e byrekut, për të parë se si zihej brumi dhe si bëhej përgatitja e disa byrekëve të gjatë e në formë gërsheti.

Më pas u shoqëruan për  tek  pastiçeri ”Nela”. Të lumtur që ndodheshin mes gjithë atyre ëmbëlsirave dhe plot kureshtje, ata ndoqën hapat e përgatitjes së tortave dhe bukës masive.

Vizita tjetër ishte tek furra e bukëve speciale. Të rejat që dëgjuan atje ishin mjaft të dobishme për shëndetin.

Për shembull, ata mësuan se buka e bardhë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri dhe rrit peshën e konsumatorëve të saj, dhe se mielli i bardhë ruan shumë pak nga vitaminat e mineralet që përmban gruri, prandaj është mirë të konsumojmë sa më shpesh bukë të zezë e sa më të ngjeshur. Madje kjo furrë buke kishte gjetur një mënyrë për të shmangur sa më shumë përdorimin e majasë, në mënyrë që buka e tyre të jetë sa më natyrale.

Sigurisht, fëmijët nuk u larguan pa shijuar më parë disa nga specialitetet e firmës.

Kështu u mbyll kjo shëtitje e këndshme dhe me vlerë, për  njohuritë e nxënësve mbi drithërat dhe produktet e tyre.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Play Our Song