Panairi Ushqimor vijoi suksesshëm gjatë gjithë muajit tetor. Veçantinë kjo nismë e shënoi me pjesëmarrjen e fëmijëve më të vegjël të shkollës sonë, me fëmijët e klasave të para dhe të kopshtit. Edhe pse të vegjël, ata janë bërë pjesë e kësaj nisme të madhe.

Salla e panaireve ishte e mbushur me aromë shijesh të mrekullueshme të gatimeve tradicionale të zonave të ndryshme, por bukuria e vërtetë shihej në sytë dhe fytyrat gazmore të fëmijëve.

Fëmijët të lumtur dhe të ndihmuar nga mësueset reklamonin ushqimet e tyre të përgatitura me shumë dashuri. Madje disa fëmijë ishin veshur me kostume gatimi dhe dukeshin si kuzhinierë të vërtetë.

Klubi Shpresa në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës, do të fillojnë së shpejti aktivitetet për të shpërndarë ndihma, të cilat do të mundësohen nga fondet e grumbulluara nga ky panair.

Ky panair u mbyll me sukses të plotë, pikërisht me panairet e më të vegjëlve dhe të mësuesve, të cilët gjithashtu u bënë pjesë e këtij panairi dhe kësaj nisme.

Falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim të plotë bënë të mundur realizimin e këtij panairi dhe përmbushjen e qëllimit të tij bamirës.

Një falenderim i veçantë shkon dhe për të gjithë prindërit, që dhanë kontributin e tyre për këtë çështje të rëndësishme dhe humane, për të edukuar te fëmijët ndjenjën e bukur të zemërgjerësisë.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *