Nxënësit e klasave të katërta mësuan programimin e mikrobitit, një pajisje e vogël, por me kapacitetin për të kryer funksione të pafundme në varësi të kodit që i instalohet.

Kodimi i mikrobiteve është rezultati i një bashkëpunimi midis drejtorisë së shkollës dhe British Council, nëpërmjet një trajnimi që quhet Shkolla e shekullit të 21-të. Ky trajnim synon pasurimin e kurrikulës së shkollave në mbarë botën me projekte që nxitin aftësimin digjital te nxënësit.

Në përfundim të programit ishte planifikuar zbatimi i një projekti ndërlëndor. Projekti i nxënësve të klasave të katërta quhet “A jemi obezë?” dhe synoi që nxënësit të programonin mikrobitet për të matur hapat që bëjnë gjatë shkollës. Më pas u mor informacion se sa kalori marrim nga ushqimi në mensë dhe më ndihmën e mësuesve të biologjisë u bënë përllogaritjet e kalorive që mblidhen në trupin e nxënësve. Përfundimi ishte  që nxënësit duhet të jenë më aktivë.

Shumë nxënës të tjerë veç klasave të katërta janë motivuar të nisin projekte të tjera, siç është edhe një piano me letra alumini nga nxënësit e klasave të teta.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *