Ministri Panariti në Panairin e Klubit “Shpresa”

Ministri Panariti në Panairin e Klubit “Shpresa”

Ministri i Bujqësisë, Z. Edmond Panariti, vizitoi sot Panairin e Ushqimit në shkollën 9-vjeçare “Turgut Özal”.

 

Mes tavolinave të panairit, në shoqërinë e stafit drejtues të shkollës, ministri u fotografua duke biseduar me nxënësit e fillores për produktet e nxjerra në shitje.

Vizita në panair u pasua me një bisedë me drejtorin e shkollës Z. Selman Fettahoḡlu. Z. Panariti i propozoi drejtorit që një panair të tillë ta zhvillojnë pranë ministrisë që ai drejton.

Panairi i ushqimit është një organizim i përvitshëm i Klubit “Shpresa” i cili përbëhet nga nxënës vullnetarë të shkollës “Turgut Özal”. Ndihmat e mbledhura nëpërmjet organizimeve të kësaj natyre shkojnë në familje në nevojë, jetimore si dhe në spitale ku shtrohen fëmijët e sëmurë.

 

[mls_gallery id=”2643″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]