Në rrjedhën e aktiviteteve të shumta që organizohen në shkollën tonë, planifikuam edhe një vizitë në Ministrinë e Transportit me klasat e gjashta. Nxënësit të shoqëruar nga nëndrejtori dhe mësuesja kujdestare shkuan të vizitonin ambientet e kësaj ministrie si dhe të bisedonin drejtpërdrejt me ministrin e transportit z.Edmond Haxhinasto. Nxënësit, të ulur në tryezën e këshilltarëve, filluan të shuanin kureshtjen, duke i drejtuar pyetje ministrit rreth projekteve të ndryshme për infrastrukturën, mënyrën e reduktimit të trafikut nëpër rrugët kryesore si dhe mundësinë e ndërtimit të mbikalimeve apo nënkalimeve.

Më tej, ministri u drejtoi pyetje nxënësve rreth njohurive që kishin për rregullat e qarkullimit, gjë të cilën ata e konfirmuan me anë të përgjigjeve të menjëhershme.

Së fundi, nxënësit vizituan zyrën e ministrit, ku bënë edhe foto.

 

[mls_gallery id=”1887″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *