Edhe këtë vit shkolla jonë u bë pjesë e aktivitetit  Të pastrojmë Shqipërinë,  Veprimtari masive higjenizuese, në kuadër të shërbimit komunitar të quajtur “Dita e pastrimit”.  Ky është një ndër aktivitetet e shumta që organizohen në shkollën tonë, aktivitete të cilat synojnë edukimin e gjithanshëm të nxënësve.

Nxënësit e klasave të nënta, të pajisur me dorashka dhe qese dhanë kontributin e tyre, duke kaluar nëpër lagjet pranë shkollës për të mbledhur mbeturinat e hedhura në rrugë. Nxënësit e morën me seriozitet nismën për pastrimin e ambientit dhe u përpoqën të pastronin sa të mundnin, por më e rëndësishme është që në këtë ditë nxënësit të edukohen me ndjenjën e jetesës së shëndetshme.

Përveç nxënësve, pjesëmarrës në këtë nismë ishin mësuesit kujdestarë dhe nëndrejtori përkatës.

Ne jemi të vetëdijshëm që një ditë nuk mjafton për të mbajtur pastër ambientin ku jetojmë, por nëse secili do  të bëjë përditë pjesën e tij dhe do të japë ndihmesën e tij, atëherë do të mund të themi se dhe një ditë mund të bëjë diferencën…

[mls_gallery id=”2881″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *