Nxënësit e klasës 3B, me mësuese kujdestare Alisa Rakipaj, vendosën ta kalojnë orën e Edukatës shoqërore në një mënyrë tjetër, duke i zhvilluar temat “Mjetet e udhëtimit” dhe “Qarkullimi rrugor” në mënyrë praktike, brenda ambienteve të klasës. Nxënësit menduan të përdornin lodrat e tyre si një mënyrë zbavitëse për të luajtur dhe për të mësuar njëkohësisht. Në këtë mënyrë, për të konkretizuar llojet e ndryshme të mjeteve të udhëtimit në tokë, në ajër apo në det, ata sollën makinat, avionët dhe anijet, të cilat i mbanin në raftet e lodrave në shtëpi.  Më pas, me mjetet-lodra të udhëtimit në tokë, ata improvizuan situata të qarkullimit rrugor në qytet, ku treguan se respektojnë semaforin dhe mjetet e udhëtimit që kanë rëndësi parësore si ambulancat, zjarrfikëset apo makinat e policisë. Në fund ata bënë foto për t’i patur kujtim nga këto 2 orë mësimi.

 

[mls_gallery id=”3830″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *