Trokitja e Tetorit, Muaji i Artit dhe Letërsisë, hap si çdo vit siparin e aktiviteteve kulturore në Kolegjin “Turgut Özal”. Konkurset e Fjalës Artistike, Krijimit, Këngës dhe Artit figurativ, janë nga veprimtaritë më të dashura për nxënësit.

Motoja “Libri ndryshon mendjen dhe mendja ndryshon botën”, do të shoqërojë aktivitetet kryesore të këtij muaji. Minibibliotekat e krijuara nga vetë nxënësit në korridoret e shkollës, do ta sjellin librin artistik më pranë tyre sepse rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, por ajo bëhet e bukur kur ke bashkudhëtar një mik të mirë e besnik… Librin.

Nuk do të mungojnë takimet dhe bisedat me personalitete të artit dhe kulturës që do të zhvillohen në ambientet e shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *