Nxënësit e klasës së 4G ishin vizitorët e radhës në Muzeun Historik Kombëtar. Fëmijët vizituan të gjitha ambientet e muzeut, që nga Periudha Parahistorike, Antikiteti, Mesjeta e deri në Periudhën e Rilindjes Kombëtare, Shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Regjimit Komunist në Shqipëri. Ata u njohën më nga afër me mënyrën e jetesës së popullit tonë ndër shekuj, veglat e punës, veshjet e ndryshme, traditat, ritet e zakonet. Gjithashtu patën mundësi të shihnin nga afër ndikimet e kulturave të popujve të tjerë në kulturën tonë, e pasqyruar kjo në skulptura, mozaikë, arte murale etj. Gjithashtu u prezantuan me mënyrat e ndryshme të qeverisjes dhe organizimit të shtetit, që nga Periudha e Mesjetës e deri në shekullin e 20-të dhe rolin e personaliteteve e figurave të politikës dhe kulturës në këto qeverisje. Në fund të vizitës, nxënësit u futën edhe në ambientin më të ri, në të cilin realizohet aktiviteti edukativ “Arkeologu i vogël”, ku nxënësit u zbavitën duke gjetur objektet arkeologjike të fshehura në tallash.

Aktivitete të tilla, që jo vetëm kanë vlera njohëse për lëndën e historisë, por më së shumti edukojnë dashurinë për atdheun dhe respektin për vlerat historike të kombit, janë gjithmonë një kënaqësi pa fund.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *