Nxënësit e klasës së 6-të G, bënë një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, ku u pritën nga z.Ilir Meta, Kryetar i Parlamentit, dhe nga përfaqësues të tjerë të Kuvendit.

Fillimisht fëmijët zunë vendet në sallë dhe më pas u  njohën me procedurat e zhvillimit të një seance parlamentare, në të cilën ata vetë ishin “protagonistët” ose përfaqësues të Kuvendit.

Pas seancës që u zhvillua në formën e një diskutimi të lirë – pjesë e të cilit qe edhe vetë z.Meta – nxënësit u ftuan të merrnin pjesë  në bufenë e organizuar posaçërisht për këta vizitorë të vegjël.

Biseda vazhdoi po aq e këndshme dhe e lirshme rreth mbarëvajtjes në mësime.

Falenderimet e dyanshme ishin ato që mbyllën këtë vizitë mbresëlënëse.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *