Data 3 tetor në shkollën tonë, shënon hapjen e siparit të Muajit të Letërsisë, një muaj kushtuar tërësisht artit të letërsisë. Projekte nga më të ndryshmet, të veçanta e krijuese, fryt i punës së palodhur të nxënësve, vërshuan lumë. Një përqindje e madhe e projekteve ishin të punuara me dorë, si: ilustrime, kartonë në formën e posterave, libra të vjetër, fjalë të urta, punime 3-dimensionale, studio e një shkrimtari, skena e një teatri dhe pa fund të tjera. Ato mbushën panot e stendat, tavolinat e muret duke i dhënë shkollës një frymë atdhetare. Gjatë këtij muaji zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe konkurse, të pamunguara sigurisht, në artin e letërsisë dhe interpretimit.  Shumë nxënës të talentuar në këto fusha, shpalosin aftësitë e tyre, në atmosferën e garës dhe kënaqësisë, por natyrisht dhe me ethet e fitores.

Shumë e rëndësishme është dhe motoja e shkollës sonë gjatë këtij muaji:

“Sot një fëmijë që lexon, nesër një i rritur që mendon.”

Kjo moto i nxit nxënësit që të lexojnë, pasi leximi pasuron mendimet, fjalorin, krijimtarinë duke bërë që kur ata të rriten të kenë një opinion dhe mendim të saktë, të mençur e të pasur. Kështu që për të pasur mendime të bukura e plot fantazi shumëngjyrëshe duhet të lexosh në kohën e lirë për t’i dhënë jetës sa më shumë ngjyra e kuptim.

 

                                                     Vivien Shkodra  7 H

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *