Në 22 Shtator, në një ditë pa makina, nxënësit e klasës së 7C morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në orët e para të mëngjesit nxënësit u nisën në drejtim të sheshit ‘’Nënë Tereza” për të qenë pjesë e kësaj nisme. Me shkumësa me ngjyra ata vizatuan në korsinë e biçikletave se si e përfytyrojnë qytetin e tyre. Më pas u bashkuan me grupet e tjera që ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, i përgëzoi nxënësit për punën e tyre, bashkëbisedoi me ta dhe bënë foto së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *