Kjo ishte një fundjavë ndryshe për klasat e pesta. Do të bënin një ekskursion në Mal të Zi dhe  mezi prisnin orën për t`u nisur. Rruga kaloi këndshëm, mes të qeshurave e muzikës që i shoqëronte. Askush nuk e ndjeu lodhjen e orëve të udhëtimit, as vonesën në doganë. Ndalesa e parë në Mal të Zi u bë në Ujëvarën Niagara të Podgoricës. Një pamje mahnitëse u hap para syve të tyre, kur panë dhe ndien freskinë e ujit, që rridhte dhe krijonte një harmoni të bukur me natyrën. Më pas, nisja përsëri dhe mbërritja në hotel, ku nxënësit u akomoduan dhe u çlodhën, për t`u bërë gati për ditën plot aventura që i priste . Erdhi mëngjesi dhe u nisën drejt Kolashinës. Bardhësia e borës i bëri për vete menjëherë. Orët që kaluan aty ikën shumë shpejt. Nxënësit u argëtuan me slita, lojëra me borë me njëri – tjetrin  dhe duke bërë foto. Shumë shpejt erdhi ora e kthimit për në hotel. Të tjera surpriza i prisnin nxënësit, lojërat argëtuese në pishinën e hotelit, një vizitë në qendrën tregtare dhe argëtime pa fund. Ditën tjetër, gjatë kthimit, bënë një ndalesë në qytetin bregdetar të Budvës.Pas kësaj, udhëtimi vazhdoi mes tingujve deri në Tiranë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *