Një shprehje e dëgjuar popullore thotë se shpirti i fëmijës është tek loja. Sepse kur luajnë e dëfrejnë me shokët e shoqet ata ndihen larg  shqetësimit të përhershëm të bërjes së detyrave dhe të përgjigjeve para mësueses në orën e mësimit. Prandaj dhe çdo kohë argëtimi për ta është pjesa më e bukur e ditës. Dhe s’ka më mirë se sa të argëtohesh në ajrin e pastër dhe natyrën ende të gjelbër të fshatit mikpritës të Pezës në këtë prag vjeshte. Për fëmijët e klasave të treta paraditja e djeshme kaloi mes zbavitjeve të lojërave me litar, ndeshjeve të futbollit, lojës kukafshehthi dhe shumë të tjerave. Peizazhi plot ngjyra dhe ngrohtësia e një dite me diell i lumturuan dhe i çlodhën të vegjëlit. Do ta kujtojnë me ëndje këtë ditë sa herë që të shohin një varëse me shkronjë në qafën e shoqes, një top në duart e shokëve apo një shishe flluskash në raftin e lodrave. Sepse kujtimet marrin formë atëherë kur përjetohen dhe rikujtohen me  ata që na duan më shumë.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *