Më datë 25 tetor, përfaqësues nga Akademia Juventus, një qendër e hapur së fundmi në Tiranë, e cila ofron kurse futbolli, vizituan ambientet sportive të shkollës sonë për të zhvilluar një seancë stërvitore me nxënësit e klasave të 4-ta dhe të 5-ta. Kjo stërvitje e veçantë u organizua në disa orë mësimi, në të cilat nxënësit u trajnuan dhe praktikuan teknika nga më të ndryshme të futbollit të shpjeguara nga trajnerët e Akademisë Juventus. Nxënësve u pëlqyen shumë këto orë dhe e ndoqën trajnimin me shumë kujdes. Interesi dhe kureshtja e tyre ishte e lartë, gjë që e bëri stërvitjen të kënaqshme dhe shumë argëtuese.

U urojmë këtyre nxënësve suksese të mëtejshme në mësime dhe sigurisht, në pasionet dhe talentet e tyre.

Punoi: Sidrit Hoxha

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *