Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

Një sukses në Taekwondo

Date: May 7, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Më 30.04.2016 në Podgoricë të Malit të Zi u zhvillua një aktivitet për sportin e Taekwondos, origjina e së cilës është Korea e Jugut, ku morën pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga disa sportistë, ku vlen për t’u përmendur nxënësi i shkollës sonë Leonard Kollçaku, i cili mori vendin e parë. Puna e tij serioze, rigoroze disavjeçare u shpërblye me Medalje Ari në këtë aktivitet. Leonardi ka marrë pjesë në disa aktivitete të këtij sporti, duke u shpallur kampion e nënkampion kombëtar. I urojmë Leonardit suksese të mëtejshme!

Irma Derjaj

Mësuese

Play Our Song