Takim ndryshe, e ka quajtur Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, takimin me nxënësit e klasës 8A, zhvilluar në ambientet e kësaj ministrie.

“Kënaqësi e veҫantë të takoja fëmijët e Kolegjit ‘Turgut Özal’”, është shprehur Ministri.

Në fillim nxënësit u njohën me ambientet e punës dhe pastaj në një bashkëbisedim të sinqertë me ta Z. Blendi Klosi u shpjegoi nxënësve se ҫfarë ҫështjesh mbulon kjo ministri dhe politikat sociale që ajo ndjek. Më pas Ministri iu përgjigj disa pyetjeve të nxënësve, duke iu sqaruar dhe një nismë për një projektligj që kishte të bënte me të drejtat e fëmijëve.

Kjo vizitë la mbresa të veҫanta te nxënësit tanë.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *