Një karrocë për dikë …

Një karrocë për dikë …

“T’i dhurojmë një karrocë një fëmije me aftësi të kufizuara“, është nisma më e re e cila ka gjetur mbështetje të gjerë në Kolegjin “Turgut Özal”. Klubi Shpresa është organizatori i këtij aktiviteti human që po zhvillohet këtë vit, duke grumbulluar tapa shishesh plastike me iniciativën e lirë të të gjithë nxënësve të shkollës. Ky klub synon të mbledhë 250 kg tapa që mund të shkëmbehen me një karrocë, e cila do t’i dhurohet një fëmije me aftësi të kufizuara. Madje, anëtarët e Klubit Shpresa shprehin bindjen se do të fitojnë më shumë se një karrocë.

 

[mls_gallery id=”1179″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]