Bisede me z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale

Klubi i Pangeas dhe Lego League zhvilluan një bashkëbisedim me pedagogun, z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale. Biseda ngjalli shumë kureshtje dhe ndërveprim mes nxënësve rreth një teme kaq aktuale. Falenderojmë z. Emirjon Senja për kohën dhe energjinë e mirë që përcolli tek të gjithë.

Në kolegjin “Turgut Ozal” me shkrimtarin dhe gazetarin e njohur Enkel Demi!

“E rëndësishme është të jeni të ndershëm me veten, sepse nëse jeni të ndershëm me veten, jeni në rregull me gjithçka .” – Enkel Demi Kjo ishte një nga këshillat që shkrimtari dhe gazetari i njohur Enkel Demi iu dha nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, në takimin e zhvilluar me disa prej […]

Gjysmëfinalja e Këngës

Konkursi i këngës është një ngjarje emocionuese, ku talentet e reja muzikore shfaqin aftësitë e tyre të këndimit.Në gjysmëfinalen e konkursit të këngës, nxënësit më të talentuar nga klasat 4-9, interpretuan këngë të zgjedhura dhe transmetuan shumë emocion përmes tyre.Urojmë suksese për këngëtarët e rinj!

Gjysmëfinalja e Vizatimit

Gjysmëfinalja e konkursit të vizatimit në shkollën tonë, solli emocione të veçanta te nxënësit e talentuar në vizatim, të cilët zbuluan vizionet e tyre të krijimtarisë përmes lapsit, bojërave dhe shpërthimit të ngjyrave në letër. Kjo gjysmëfinale, në të cilën morën pjesë nxënës nga klasat 4-9, është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit, për të […]

Dita e parë e shkollës.

Dita e parë e shkollës është një çast emocionues për nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Nxënësit, të lumtur dhe plot kureshtje për fillimin e një kapitulli të ri në arsimimin e tyre, takuan mes emocionesh shokët, mësuesit, por u njohën dhe me miq të rinj. Ky vit i ri shkollor duket se ka gjetur edhe prindërit […]

Dita e parë e shkollës për nxënsësit e klasave të para.

Dita e parë e shkollës për nxënësit e klasave të para është një ditë e veçantë e mbushur me emocione të ndryshme. Emocionet janë të ndryshme për secilin nxënës, por përbërësi kryesor i kësaj dite është gëzimi. Kjo ditë është një kujtim i paharrueshëm që do t’u kujtohet gjatë gjithë jetës. Emocioneve të ditës së […]

Vizitë në Ambasadën Hollandeze

Ambasadori I Hollandës, z. Reinout Vos, mikpriti në ambjentet e ambasadës nxënësit e klasës 5-B, shoqëruar nga nëndrejtori dhe mësueset. Gjatë bisedës me nxënësit, z. Vos shprehu një vlerësim dhe falenderim të vecantë për nxënësit në lidhje me projektet e tyre tepër krijuese për librin dhe shkrimtarin e tyre të preferuar. Përshtypje të veçantë I […]

Klasat e pesta në Javën e Anglishtes

Klasat e 5-ta gjatë javës së anglishtes punuan dhe prezantuan temën “Book Report”. Nxënësit shpalosën talentin e tyre me punime të ndryshme si: projekte, postera, broshura, aktivitete të ndryshme interaktive (mini dramatizime, intervista, dizenjimin apo veshje për personazhin e preferuar). Për një atmosferë sa më gjallëruese, klasat dhe koridoret u dekoruan nga krijimet e veçanta […]