Znj. Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, u shpreh në një intervistë me Klubin e Medias të shkollës “Turgut Özal” se shembulli i Panairit të Ushqimit që organizohet atje duhet të ndiqet nga gjithë shkollat e Shqipërisë.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë vizitës në panairin ushqimor organizuar nga Klubi “Shpresa” në bashkëpunim me gjithë nxënësit e shkollës.
Ajo shtoi se do t’i propozonte Z. Erion Veliaj, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që të organizohen panaire të kësaj natyre me gjithë shkollat e Tiranës.
Përveç aspektit humanitar, këto organizime i shërbejnë edhe formimit të ardhshëm të sipërmarrjes së këtyre nxënësve, shtoi Znj. Malaj, duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë në këtë rrugë.
[mls_gallery id=”2642″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]