Ashtu si nxënësit e klasave më të larta, edhe nxënësit e klasave të treta vizituan qytetin e Krujës. Të entuziazmuar se do të shikonin nga afër Kalanë dhe Pazarin e Vjetër, ata diskutonin për to gjatë gjithë rrugës për në këtë qytet. Disa e lidhnin vizitën me pjesën “Kështjella” që kishin marrë në gjuhë dhe disa të tjerë me njohjen e qyteteve të ndryshme dhe historinë e popullit tonë. Kur hynë në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti, kërshëria për të dëgjuar çdo fjalë të ciceronit i bëri të heshtnin dhe ta ndiqnin atë me qetësi në të gjitha pavionet e muzeut.

Më pas, shëtitën nëpër Pazarin e Vjetër të qytetit dhe panë nga afër shumë punime artizanale apo veshje tradicionale tërheqëse, në larmi ngjyrash dhe të ekzpozuara këndshëm. Gjithashtu, gjatë shëtitjes nëpër rrugën me kalldrëm të këtij pazari, nxënësit herë pas here ndalonin dhe shikonin me kureshtje gra që thurnin dhe endnin qilima në vegjë apo burra që punonin drurin, gurin ose bakrin.

Kudo që ndalonin, ata bënin foto që t’i kishin kujtim nga ky udhëtim që u tregoi një pjesë të rëndësishme nga e kaluara e Shqipërisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *