Nxënësit e klasës së IA iu përgjigjën pozitivisht dhe me kënaqësinë më të madhe ftesës së prindërve të shokut të tyre të klasës, Kroit, për të vizituar ambientet e punës së tyre. Prezenca në këto mjedise, u mundësoi atyre vëzhgimin e të gjitha hapave të shpërndarjes së energjisë deri në shtëpi. Fëmijët panë nga afër se si energjia elektrike përcillej nga OST-ja në banesë, në shkollë e në çdo mjedis tjetër, që funksionon me energji.

Vizita u shoqërua me mikpritje, përkujdesje dhe me një tryezë plot e përplot  me ushqime e ëmbëlsira të ndryshme të përgatitura posaçërisht për fëmijët. Nuk kishin si të mungonin fotot, si dëshmi e një vizite, që përçoi shembullin e një pune të palodhshme e të përkushtuar.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *