Sjelljet tona janë pasqyrim i edukatës sonë, prandaj RESPEKTI ndaj njerëzve që na rrethojnë është vlera më e vyer. Nxënësit tanë krahas njohurive të reja që marrin çdo ditë në shkollë mësojnë se si të sillen me njëri-tjetrin.

Nxënësit e klasës së IB, gjatë orës së fundit edukative për këtë vit, mësuan se si t’i nderojnë njerëzit dhe si t’i trajtojnë ata me kujdes e mirësjellje. Mësuan se respekti qëndron te besimi ndaj të tjerëve, ndaj vlerave të tyre.

Kjo orë edukative u shoqërua me një sërë aktivitetesh, si:

Loja “Rrjeta e merimangës”, ku nxënësit të ulur rreth njëri-tjetrit thonë fjalët magjike (të lutem, faleminderit etj.)

Krijim: Pema e fjalëve magjike.

Punë në grup: Secili grup ndërton një situatë ku përdor fjalët magjike, si në rrugë, në shkollë, në familje, në bibliotekë.

Dramatizim me role: Sjelljet tona të shoqëruara me dhe pa respekt.

Krijojmë poster: Respekti për veten, të tjerët  dhe mjedisin.

Kjo orë la mbresa të veç

anta te nxënësit.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *