Nxënësit e klasës së 1F zhvilluan orën e Veprimtarisë me temë “Flamuri ynë kombëtar”.

Kreativiteti i nxënësve arriti nivelet më të larta, sepse simboli ynë kombëtar meriton të nderohet dhe respektohet maksimalisht nga të gjithë ne. Materialet e përdorura për të ndërtuar flamurin ishin nga më të ndryshmet (fara luledielli, kartonë, lëndë ricikluese etj).

Punimet e shumta krijuese përçuan mjaft mirë qëllimet e veprimtarisë te nxënësit si: njohjen e nxënësve me simbolet kombëtare, bashkëveprimin midis nxënësve dhe argëtimin e tyre përmes kësaj veprimtarie edukative.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *