Të kursesh do të thotë të administrosh me cilësi maksimale të ardhurat e tua.

Ishte ky qëllimi i aktivitetit që nxënësit e klasës së 5E zhvilluan me zonjën Elona Borini. Me profesionin e saj si bankiere, ajo u shpjegoi nxënësve mënyra të ndryshme se si të kursenin. Nxënësit kuptuan se si ta bënin këtë në mënyrë afatshkurtër dhe afatgjatë.

Znj. Borini u paraqiti fëmijëve ide se si ata të realizonin objektivat e tyre në jetë me anë të kursimeve. Gjithashtu ajo i njohu nxënësit me shembuj të ndryshëm e konkretë nga jeta e përditshme. Fëmijët me diskutimet dhe mendimet e tyre e bënë takimin më interesant.

Punoi: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *