Ishin nxënësit e klasës së 5F, të cilët hynë të emocionuar në dyert e Parlamentit dhe me padurimin për të parë sallën parlamentare. Aty u pritën nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi. Pasi u ulën nëper vendet e ministrave, nxënësit  patën një bisedë interesante me Kryeparlamentarin, i cili i priti me shumë mirësjellje pyetjet e tyre të pareshtura. Një nga pyetjet që spikati më tepër ishte ajo se përse ishte përzgjedhur  në postin që mban aktualisht, dhe Z. Ruçi u shpjegoi se përzgjedhja ishte bërë në sajë të shumicës së votave në favor te tij. Aktiviteti u mbyll me një koktej në kafeterinë e Kuvendit.

Përgatiti : Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *