Gjatë Javës së Matematikës  nxënësit e shkollës fillore kaluan orë mësimore sa impenjuese, po aq dhe dëfryese. Përveçse thelluan njohuritë matematikore që kanë mësuar gjatë tremujorit të parë të vitit shkollor, veçantia e këtyre ditëve qëndronte në frymën e bashkëpunimit gjatë përgatitjes së projekteve dhe realizimit të punëve në grup. Te klasat e para spikatën ushtrimet me veprime matematikore dhe format gjeometrike, të realizuara me gota plastike, fara luledielli, fasule apo fije shkrepseje, boshtet numerike të ndërtuara me fije peri dhe situatat problemore të ilustruara me mjete konkrete. Te klasat e  2-ta, të 3-ta e të 4-ta,  duke qenë dhe më të rritur,  dalluan lojërat e shpejtësisë me shumëzime  e  pjesëtime,  projektet  me informacione e fotografi të matematikanëve më të njohur të historisë njerëzore, si dhe  trupat gjeometrikë të ndërtuar me aq kujdes e përkushtim prej tyre.  Por për këta nxënës, çastet më të bukura të Javës së Matematikës ishin gjatë organizimit të konkursit të problemave, kur i gjithë paraleli doli në korridor dhe  në momentin që u  sinjalizua fillimi i garës, të gjithë njëherësh nisën  të punonin me dorën që u dridhej nga emocionet. Kjo sfidë nxori fitues  dy nxënësit që  i  përfunduan të  parët problemat  tek  secili  paralel dhe i la të tjerët me shpresën se vitin tjetër do të jenë ata të kurorëzuarit.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *