“Durimi është virtyti i të fortit.” dhe “Çdo njeri ka vetëm 10 sekonda në dispozicion për t’i bërë përshtypje tjetrit.”

Ishin këto fjalët dhe dy prej këshillave, që profesori dhe gazetari i mirënjohur Z. Erion Kristo, iu dha nxënësve të ciklit 9-vjeçar, në një bashkëbisedim të këndshëm, të çiltër  dhe me shumë vlera. Ky panel diskutimi u organizua nga Klubi ”Awareness” dhe me disa përfaqësues nga Klubi i Medias i shkollës sonë. Nxënësit pjesëmarrës fillimisht u prezantuan  duke u ndalur te preferencat e tyre, ambiciet e së ardhmes etj.  Pas bisedës prezantuese, përmes së cilës profesori arriti edhe të njihte secilin prej tyre, me veçantitë dhe karakterin e dëshirat e gjithsecilit, nxënësit lëshuan një breshëri pyetjesh nga më të ndryshmet drejt tij. Pyetjeve të tyre, profesori iu përgjigj me dëshirë të madhe dhe me një gjuhë të kuptueshme prej nxënësve, të cilët dëgjonin me zell e kënaqësi, ndërkohë që përpinin çdo fjalë që ai thoshte. Gjatë bisedës u shkëmbyen edhe batuta, të cilat i dhanë asaj një trajtë të këndshme dhe shumë miqësore. U trajtuan mjaft tema interesante të fushave të ndryshme, si: komunikimi, leximi i librave, interesat dhe aspiratat e nxënësve.

Ishte një kënaqësi e veçantë të folurit me një njeri aq të ditur e të kulturuar sa Z. Erion Kristo. Minutat kaluan pa u kuptuar, por çdo fjalë pati peshë dhe përcolli mesazhe të vyera në këtë bashkëbisedim.  

Shpresojmë të na vizitojë sërish, e ndërkohë dyert e shkollës sonë do të jenë gjithmonë të hapura për të. Faleminderit profesor për bisedën aq të bukur e plot vlera!

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *