Nxënësit tanë konkurrojnë në Angli

Nxënësit tanë konkurrojnë në Angli

Sfida Intelektuale në Cambridge…

“The Intellectual’s Challenge”, një ftesë e hapur për nxënës nga mbarë bota në Universitetin e Cambridge-it për të testuar njohuritë, ka hapur dyert edhe për nëntë nxënës të klasave të teta të shkollës “Turgut Özal”.

Këta nxënës do të jenë pjesë e këtij konkursi deri në datën 23 prill, ndërsa kthimi bëhet në datën 28 prill, pas një shëtitjeje turistike në Mbretërinë e Bashkuar, Londër dhe Oxford.

Ky konkurs sfidon njohuritë e nxënësve në kategori të ndryshme, por me një temë të përbashkët: “Dështimi – Rruga drejt suksesit!”

Përgatiti: Imelda  Prençe