Olimpiada Shkencore e organizuar nga Universiteti Epoka, tashmë me emrin Cogito, u zhvillua në datën 19 maj 2018, në ambientet e kompleksit “Turgut Ozal”. Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 11-të. Fushat në të cilat u konkurrua ishin: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Kompjuter dhe Anglisht. Shkolla jonë u përfaqësua nga 86 nxënës, të cilët konkurruan sipas fushave përkatëse dhe u paraqitën mjaft mirë duke fituar këto çmime: Në Matematikë 2 medalje ari, 5 argjendi dhe 7 bronzi, në Fizikë 4 medalje ari, 7 argjendi dhe 9 bronzi, në Kimi 3 medalje argjendi dhe 4 bronzi, në Biologji 5 medalje ari, 8 argjendi dhe 10 bronzi, në Kompjuter 2 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi, në Anglisht 1 medalje argjendi dhe 4 bronzi.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *