Teknologjia ҫdo ditë e më shumë po ndikon në mënyrën tonë të të jetuarit, të punuarit, të luajturit, dhe më e rëndësishmja në mënyrën tonë të të mësuarit dhe të të përvetësuarit të njohurive të reja në ҫdo fushë të jetës. Te klasat e 7-ta, në shkollën tonë janë zhvilluar disa tema mësimore në lëndën e biologjisë, në “Ipad room”, me programin Nearpod. Kur integrohet teknologjia në klasë, nxënësit jo vetëm që janë më të përfshirë në mësim, por teknologjia na siguron që asnjë nxënës të mos mbetet pas. Përdorimi i teknologjisë në klasë, i jep mësuesit mundësinë që të pasurojë orën e mësimit dhe të zhvillojë tek nxënësit aftësitë teknologjike dhe të lëndës.

Punoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *