Filluan edhe për këtë vit shkollor olimpiadat me nxënësit më të talentuar në lëndët si: matematikë, fizikë, biologji, kimi, kompjuter, anglisht dhe turqisht. Këto olimpiada do të finalizohen në fund të vitit shkollor në universitetin “Epoka”, ku zhvillohet faza finale. Gjithashtu nxënësit e klasave të  9-ta, do të kenë mundësinë të konkurrojnë në Olimpadën Kombëtare të Matematikës,  ku marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e vendit. Nxënësit dhe mësuesit e secilës lëndë kanë filluar parapërgatitjet mësimore të olimpiadave, të cilat zhvillohen çdo të shtunë ose mbas mësimit. Në këto olimpiada marrin pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të dhe janë afërsisht  170 nxënës të interesuar vetëm nga shkolla jonë, të cilët janë përzgjedhur në bazë të prirjeve në fusha të caktuara. Parapërgatitjet zhvillohen nga mësuesit përkatës të lëndës. Në fund të këtyre përgatitjeve do të zhvillohen provimet kualifikuese për çdo lëndë dhe vetëm nxënësit më të përkushtuar e me rezultatet më të larta do të përfaqësojnë shkollën tonë. Nxënësit me rezultatet më të larta në fazën finale nderohen me çmime dhe medalje nga organizatorët. U urojmë nxënësve tanë shumë suksese dhe sa më shumë medalje ari!

 

Punoi: Gea Ivanaj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *