“ Shqipëri o vendi im, mbushur drit’e krenari, të kam nënë e më ke bir’ nëna ime Shqipëri!”

Atmosfera e Festave të Nëntorit jehoi në ambientet e Kolegjit “Turgut Ozal” përmes emocioneve që përcollën koncertet e organizuara me rastin e këtyre festave.

Për këtë vend vargjet më të bukura janë shkruar, tingujt më të bukur janë kënduar me fuqinë e shpirtit, sepse ky vend i vogël, mbart një histori të madhe.

Poezitë dhe këngët kushtuar Flamurit e Atdheut, vallet plot ngjyra e të interpretuara me aq bukuri e elegancë, sajë talentit dhe përkushtimit të nxënësve tanë, emocionuan të gjithë të pranishmit.

Shqipëria jonë e dashur feston Ditën e Pavarësisë dhe të Ҫlirimit.

Gëzuar Festat Shqipëri!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *