Ditë plot energji, lojë të bukur, emocione dhe shëndet

Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria dhe entuziazmi i lojës dhe dëshira për fitore. Kampionati i zhvilluar përgjatë kësaj kohe ka qenë Kampionati i Basketbollit për të gjitha klasat dhe paralelet, si për vajzat dhe për djemtë. Ndeshjet e zhvilluara kanë qenë plot emocion dhe nuk kanë munguar dhe “tifozët” e mbështetësit për çdo skuadër, por normale fitues nuk mund të jenë të gjithë, vetëm më të mirët. Ndeshjet janë zhvilluar kryesisht gjatë pushimit të drekës, si në fushat jashtë, po ashtu dhe në palestrën e shkollës dhe janë drejtuar nga mësuesit e Edukimit fizik. Më poshtë po japim disa informacione në lidhje me këto aktivitete dhe klasat fituese.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 6-ta (vajza)

Kampionati filloi në 24 Nëntor 2015 deri në 17 Dhjetor 2015.

Klasat që shkuan deri në finale ishin e 6D dhe 6F, ku fituese ishte e 6D.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 6-ta (djem)

Kampionati filloi në datën 2 Shkurt 2016 dhe mbaroi në 17 shkurt 2016.

Në finale dolën klasat 6A dhe 6F, ku fituese ishte klasa e 6A.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 8-ta (vajza)

Kampionati filloi në datën 11 Janar 2016 dhe mbaroi në 23 Janar.

Ndeshja finale ishte midis klasës së 8A dhe klasës së 8E. Klasa fituese ishte e 8A.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 8-ta (djem)

Kampionati filloi në datën 1 Shkurt dhe mbaroi në datën 22 Shkurt.

Në finale  dolën klasat e 8C dhe e 8G. Fituese ishte klasa e 8C.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 9-ta (vajza)

Kampionati i basketbollit për klasat e 9-ta filloi në dt 11.12.2015.

Ndeshja finale u zhvillua në datën 19.1.2016 ndërmjet klasës së 9D dhe 9F. Klasa fituese ishte klasa e 9F.

 

Kampionati i Basketbollit për klasat e 7-ta (vajza)

Kampionati i basketbollit për klasat e 7-ta filloi në dt 11.01.2016.

Ndeshja finale u zhvillua në datën 29.01.2016 ndërmjet klasës së 7C dhe 7F. Fituese ishte klasa e 7F.

 

Urojmë klasat dhe nxënësit fitues për lojën e bukur dhe emocionet e dhuruara dhe u urojmë fitore në aktivitetet e tjera.

 

Imelda Prençe

Mësuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *