Pas katër ditësh, përfundoi testimi i njohurive të anglishtes për nxënësit e klasave të gjashta dhe të teta në të gjitha kolegjet turke në Shqipëri.

Në tre ditët e para nxënësit u testuan në aftësinë e të folurit, ndërsa ditën e katërt në lexim, shkrim dhe dëgjim.

Provimet KET dhe PET janë markë ndërkombëtare e universitetit të Kembrixhit. Këto provime janë kthyer në traditë në kolegjet turke.

Përgjigjet së bashku me certifikatat pritet të vijnë për rreth tre javë.

Suksese të gjithë nxënësve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *