Dita mësimore e klasës së 3D pati një nisje tepër interesante, krahasuar me ditët e tjera. E veçanta e kësaj dite kishte të bënte me mënyrën se si ne mund të mësojmë dhe zbavitemi njëkohësisht.

Nxënësit treguan se kjo mund të arrihet ndërmjet “Librit dhe lojës puzzle”. Secili prej tyre kishte përgatitur kopertinën e librit të preferuar dhe të ndarë në grupe me nga 2 nxënës, duhej të formonin sa më shumë kopertina të plota libri.

Loja e zhvilluar nxiti jo vetëm bashkëpunimin dhe kreativitetin, por gjithashtu nxënësit u njohën me librat e preferuar të shokëve dhe shoqeve të klasës.

Listës së librave, që duhen lexuar gjatë pushimeve, iu shtuan dhe shumë tituj të rinj.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *