Dy nxënës të klasës së tetë, Metjon Agastra dhe Patrick Kola, gjenden duke prezantuar robotin e tyre ambientalist në Olimpiadën Genius në Oswego, New York.
Projekti i tyre quhet Cannon Shooter dhe hyn në kategorinë e ambientalizmit. Metjoni dhe Patricku po konkurojnë së bashku me 1253 nxënës të tjerë nga 111 shtete të ndryshme të botës.
Roboti i dy nxënësve tanë duhet të mbledhë kuba me ngjyra të ndryshme që përfaqësojnë materiale të ndryshme si plastika, letra, qelqi etj. Gara fitohet prej robotit që arrin të mbledhë sa më shumë kuba dhe t’i vendosë në vendin e vet.
Të premten, dt. 16.06.2017, pritet të njoftohen fituesit.
Gjithsej 750 projekte janë kualifikuar nga 2484 që kanë aplikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *