Përfaqësues të OKB-së u takuan me nxënësit e Kolegjit “Turgut Özal” për t’i njohur me 17 objektivat e tyre për ta bërë botën një vend më të mire. Një projekt ambicioz që do të përfundojë deri në vitin 2030 në 193 vende të botës duke i dhënë fund, ndër të tjera, varfërisë, urisë, diskriminimit, si dhe duke mundësuar për çdokënd shëndet dhe mirëqënie, arsim cilësor, barazi gjinore, paqe, drejtësi, etj. Prezantimi i këtij projekti u bë në formën e një bashkëbisedimi, në të cilin përfaqësueseve të OKB iu bënë disa pyetje nga nxënësit, mes tyre edhe pyetja se ku konsiston angazhimi që ka marrë përsipër Shqipëria për realizimin e këtij projekti. Përfaqësueset e OKB theksuan se, konkretisht, angazhimi konsiston në përhapjen e informacionit nëpërmjet seminareve me të rinjtë në ato shkolla ku ndërmerren iniciativa të lavdërueshme për t’i ardhur në ndihmë shoqërisë në nevojë. Shkolla “Turgut Özal” vërteton më së miri se është një prej tyre, pasi përmes Klubit “Shpresa” dhe klubeve të tjera ka ndihmuar familjet në nevojë duke sjellë buzëqeshje dhe ngrohtësi në zemrat e njerëzve në nevojë. Shqipëria është anëtare e OKB me të drejta të plota që prej 14 Dhjetorit të vitit 1955.

 

[mls_gallery id=”5691″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *