Një fundjavë e rrethuar nga bardhësia e dëborës, pamje magjepsëse dhe shoqëri e mirë. Ishin nxënësit e klasave të gjashta, që vendosën të mblidheshin bashkë e të kalonin një fundjavë ndryshe.  Mavrova ishte destinacioni kryesor. Edhe pse rruga zgjati disa orë, nxënësit nuk ndienin lodhje, por vetëm dëshirë për t’u argëtuar. Gjatë ditës së shtunë nxënësit  luajtën lojëra me borë dhe provuan kënaqësinë e të rrëshqiturit në grup me slita. E të  gjitha këto të përjetuara mes pamjeve fantastike që ofronte  hotel “ Radika”. Dita e shtunë rezervoi për nxënësit edhe larje në pishina, kur jashtë temperaturat ishin të ulëta dhe bora kishte zbardhur çdo gjë. E diela ishte dita e fundit e shëtitjes, por nuk do të përfundonte me Mavrovën. Në Ohër, nxënësit  do të shijonin edhe pamjet e mrekullueshme dimërore të liqenit të Ohrit. Nxënësit e klasave të gjashta kaluan një shëtitje që me siguri do të mbetet gjatë në kujtimet e tyre.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *