Shëtitjet dimërore aq të pëlqyeshme nga të gjithë, po shijohen më së miri nga nxënësit tanë në këto ditë të bukura të dimrit. Dëbora, është kryefjala e këtyre shëtitjeve, por nuk mungojnë dhe aktivitetet e tjera. Vendet, në të cilat po zhvillohen këto shëtitje janë Maqedonia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

Duke filluar nga fundi i muajit janar e deri në mes të shkurtit, përgjatë çdo fundjave janë zhvilluar shëtitje me nxënësit e klasave 4 – 9. Fëmijët e klasave të 4-ta dhe të 5-ta, si dhe vajzat e klasave të 6-ta, të 7-ta dhe të 8-ta  vizituan Maqedoninë.

Ndalesa e parë ishte në qytetin e bukur të Strugës. Shëtitje në qytet dhe pastaj darka. Më pas udhëtitmi vazhdoi drejt Tetovës, për t’u akomoduar në hotelin SCARDUS, në Kodrën e Diellit. Mëngjesi i ditës së dytë ishte magjik mes bardhësisë së pafundme. Pista e skive, skitë dhe slitat e borës, i ngazëllyen të gjithë.

Pas kënaqësisë dhe borës, udhëtimi vazhdoi me drekën në Tetovë dhe më pas drejt Shkupit. Pas akomodimit në hotel, shëtitja në qytet ishte vërtet mbresëlënëse. Sheshi me statujat e tij, u bënë objekti kryesor i fotove të nxënësve. Darka në një qendër tregtare dhe më pas pishina dhe aktivitete të tjera në hotel, përmbyllën ditën e fundit të udhëtimit.

Ndërsa djemtë e klasave të 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta e shijuan dëborën në pistën e skive të Sarajevës. Hotel HOLLYVOD me të gjitha ambientet që ofron ai, gjithashtu ia shtoi kënaqësinë kësaj shëtitjeje. Vizitat e ndryshme në qytetin e Sarajevës dhe në urën e famshme të Mostarit i njohën nxënësit me historinë e këtij qyteti.

Dhe dita e fundit ishte mikpritja nga qyteti i bukur i Prizrenit. Është Prizreni ai që na përcjell drejt Shqipërisë, si për të lënë gjurmën e fundit në kujtime nga këto shëtitje.  

Përgatiti: Enisa Dalipi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *