Kampusi i Universitetit Westminster në Londër priti nxënësit e klasave të katërta e të pesta gjatë dhjetë ditëve të shkollës verore “Summer School in London”, duke u dhënë kështu mundësinë këtyre fëmijëve të përjetojnë realisht jetën e një nxënësi të këtij qyteti europian. Paraditet u mbushën me mësime në gjuhën angleze nga mësues vendas, orë këto që ishin mjaft zbavitëse dhe shumë të ndryshme nga ato që zhvillohen zakonisht gjatë vitit shkollor. Ndërkohë që pjesa e parë e ditës iu përkushtua mësimit, pasditet dhe mbrëmjet u kthyen në orët e lëvizjes nëpër qytet apo edhe brenda kampusit, me aktivitete sportive e lojëra të ndryshme. Gjatë shëtitjeve nëpër qytet nxënësit vizituan pikat kryesore turistike të tij, si: Big Ben, Thorpe Park, Safari Park, Chelsea FC, London Bridge, London Eye, Tower Bridge, Buckingham Palace, muzeun Madame Taussauds, etj.

Gjithashtu, vend të veçantë në këtë shkollë verore zuri shëtitja në qytetin e vjetër të dijes, Oxford City dhe vizita në Warner Brothers Studio, ku janë bërë xhirimet e filmit aq të pëlqyer nga fëmijët, “Harry Potter”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *