20 Tetori shënoi 115 vjetorin e vdekjes së Poetit tonë të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit. Mes emocionesh, duartrokitjesh, shpesh edhe dridhje zëri, nisi në këtë datë në shkollën tonë një tjetër aktivitet i Muajit të Letërsisë.

Konkursi i Interpretimit ka zënë fill me klasat e 4-ta dhe do të vijojë më pas, ditë pas dite me nxënësit e klasave të tjera. Pritet që dita e premte të vijë bashkë me të kualifikuarit për në fazën finale. Përgatitjet e nxënësve vazhdojnë nën kujdesin e mësuesve të lëndës, duke mbartur mbi vete emocionet dhe pritshmërinë për të qenë më të mirët.

Ju urojmë SUKSESE gjithë konkuruesve duke iu kujtuar sërish vargjet e pavdekshme të Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar, zemrën Ti ma gatove, plot me dëshirë e me zjarr!”

 

[mls_gallery id=”2605″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *