“Bimët dhe ndërtimi i tyre” ishte kapitulli që morën nxënësit e klasave të treta në lëndën e Diturisë së Natyrës. Dhe pikërisht për t’u njohur më mirë me bimët, mbjelljen dhe ndërtimin e tyre, me këta nxënës u zhvillua në laboratorin e shkencës, veprimtaria praktike me temë “Si të mbjellim një bimë”.
Të gjithë nxënësit e klasave të treta u përfshinë në këtë veprimtari, e cila siç e quajtën ata “ishte fantastike dhe mbresëlënëse”. Të pajisur me doreza dhe mjete për punimin e tokës, fëmijët mbollën në vazo, lule të ndryshme si: mëllagë, trëndafil, luleshpatë, vjollcë dhe lule të tjera zbukurimi.
Edhe pse janar, laboratori i shkencës dukej si një lulishte në stinën e pranverës.
[mls_gallery id=”3619″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]