Ndër aktivitetet e radhës të zhvilluar nga nxënësit e shkollës sonë, ka qenë vizita e Senatorëve të shkollës në studiot e televizionit “Ora News”. Gjatë kësaj vizite, nxënësit panë dhe studion ku realizohet emisioni kushtuar fëmijëve, i titulluar “Tangram”.

Qëllimi i Tangramit, sipas drejtueses së tij Ermira Çausholli, është që t’u kushtohet kohë fëmijëve dhe kërkesave që kanë ata. Filozofia mbi të cilën ngrihet ky emision është fare e thjeshtë: “Fëmijët mund ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.” Për këtë arsye janë ftuar në të shumë fëmijë me shumë ide në trajtën e projektit. Gjatë emisionit përballë fëmijëve vihen personalitete të rëndësishëm të vendit dhe biseda interesante nisin midis tyre.

Sipas Ermirës, të gjitha projektet e paraqitura janë shumë të mira dhe të gjitha do të vlerësohen, por sigurisht, projekti më i mirë do të vlerësohet pak më shumë se projektet e tjera.

Për Ermirën, e cila ka marrë çmimin ‘Albanian Excellence’ Historitë e Suksesit të vitit 2015, “ky nuk është më emision, por një mision i mirëfilltë për të zbatuar çdo projekt të fëmijëve”.

Fituesi nuk është zgjedhur akoma dhe votimet do të vazhdojnë deri më datë 21.12.2015 ora 24.00.  Lejohet vetëm një votë me sms nga çdo numër celulari në numrin 0693588830 ose 1 email në emisionitangram@gamil.com.

Më datë 22.12.2015 shpallet fituesi i sezonit të parë të TANGRAM.

Nga kolegji “Turgut Özal” kemi dy konkurente. Ato janë Kayceety Mullaj, 15 vjeç, me projektin “Pyetjet i bëj unë” me kodin 4, si dhe Jona Nuredinaj, 10 vjeç, me projektin “Mbledhja e tapave që të blejmë karrocë për njerëzit me aftësi të kufizuara” me kodin 35.

Votoni dhe ju!

[mls_gallery id=”3479″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *