Fotografo Natyrën, Think Green

 

Klubi i tekstilit, në prag të ditëve të nxehta të verës, sjell në vëmendjen e nxënësve të shkollës sonë natyrën me gjithë ngjyrat e saj.

Vajzat e këtij klubi, me kamerat e tyre, shkuan në zbulim të pamjeve gjelbëruse të natyrës në kopshtin botanik, zoologjik dhe në kodrat e liqenit artificial.

Me pamjet e kapura në lentet e aparateve të tyre ato kanë hapur një ekspozitë në kompleksin “Turgut Özal” për nxënësit dhe prindërit që vizitojnë shkollën me rastin e festave të klasës. Ekspozita e tyre ka temën “Think Green”, mendo gjelbër.

Gjatë këtij viti vajzat e klubit të tekstilit kanë punuar edhe për një projekt tjetër për krijimin e veshjeve të përbëra nga materiale të riciklueshme. Këtë projekt ato e prezantuan në shfaqjen e organizuar për festat e 7-8 Marsit në shkollën tonë.

 

[mls_gallery id=”2114″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *